Vizitë nga Bashkimi Evropian në Komunën e Bogovinës
Autobusi "UNIONI EUROPIAN" në Komunën e Bogovinës
Të premten, më 25 maj 2012, në ora 13, në Bogovinë, fillon aktiviteti "Unioni Europian për së afërmi" me të cilin është paraparë që përfaqësues të Delegacionit të Unionit Europian, ambasadat e vendeve anëtare të UE dhe Sekretariatit për çështje europiane, me autobusin "Unioni Europian" të vizitojnë 10 fshatra në Republikën e Maqedonisë.
Qytetarët e Bogovinës do të kenë mundësinë që me komunikim të drejtëpërdrejtë me ekipin e autobusit të Unionit Europian të parashtrojnë çdo lloj të pyetjeve në lidhje me Unionin Europian, anëtarësimin e vendit në Unionin Europian, mundësitë për shfrytëzimin e IPA fondeve dhe programeve tjera të Unionit Europian, si dhe aktiviteteve tjera të Unionit Europian në vendin tonë.
Në Bogovinë do të marrin pjesë edhe ekselenca e tij Aivo Orav, Udhëheqës i Delegacionit të Unionit Europian dhe znj. Teuta Arifi zv.Kryeministër për çështje europiane.
Qytetarët e Bogovinës dhe fshatrave tjerë të rrethit do të mund të marrin lloje të ndryshme të broshurave në tema lidhur me Unionin Europian. Më të rinjtë do të mund të konkurrojnë në dy loja shpërblyese.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Agjencionit për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, të cilin e realizon IPARD programa e Unionit Europian e projektuar me qëllim të mbështetjes së bujqësisë dhe zhvillimit rural si dhe lëvizjen europiane në Maqedoni, anëtare e organizatës joqeveritare më të madhe dhe më të vjetër për bashkimin e Europës.
Qëllimi i këtij aktiviteti, i organizuar nga Delegacioni i Unionit Europian është që të realizojë komunikim direkt me qytetarët nga zonat rurale dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë të prezantohen informacione për Unionin Europian dhe të shpjegohen të drejtat dhe përgjegjësitë të cilat dalin nga anëtarësimi në Union.
I ftojmë përfaqësuesit e mediumeve të marrin pjesë dhe të informohen për ngjarjen.
Vizita e delegacionit të Bankës Botërore


Në komunën e Bogovinës më 08.05.2012 ishin në vizitë zyrtare, përfaqësuesit e Bankës Botërore: Drejtor Menaxhues znj. Sri Mulani, përgjegjësja e këtij institucioni për Europën Juglindore Jane Armitage, Drjetor për Republikën e Maqedonisë znj. Lilija Burunçuk me bashkëpunëtorët e tyre, të cilët i priti Kryetari i komunës z. Hazbi Idrizi dhe Kryetari i Këshillit znj. Jetmire Rexhepi, Deputeti i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Irfan Deari dhe përfaqësues të tjerë të komunës së Bogovinës.
30 Mars, dita e patronatit të shkollës "Abdyl Frashëri " Bogovinë

Faqe 1 nga 7

Filloi rrindërtimi i rrugës në f.pirok një ndër rrugët më e frekfentuar në këtë fshat. Rruga në fjalë do të Rindërtohet dhe asfalltohet nga çezma deri te kufizimi me autostradën Tetovë-Gostivar.












Komuna e Bogovinës, e cila është një ndër komunat më të reja në Republikën e Maqedonisë, në kufijtë aktual funksionon prej vitit 2006, kur u bashkuan komunat e mëparshme, e Bogovinës dhe e Kamjanit. Përfshin pjesën veri-perëndimore të Republikës së Maqedonisë, anën e majtë të lumit Vardar dhe luginën e Pollogut nën rrëzën e Malit Sharr. Komuna e ka sipërfaqen 143, 44 km
U lind më 21 mars, vitit 1959 në Bogovinë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje e shkollën e mesme të ekonomisë në Gostivar. Më 1985 diplomoi në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Ka punuar si kontabilist i autorizuar prej 1985 deri më 1995. Pastaj deri më vitin 2000 ka qenë kryetar i Këshillit të komunës së Bogovinës,e gjatë periudhës 1998 deri më 2000 ka qenë drejtor i Fondit për rrugë lokale në komunën e Tetovës. Prej vitit 2000 deri më 2005 ka qenë kryetar i komunës së Bogovinës, pastaj prej marsit të vitit 2005 ka qenë udhëheqës i seksionit për ZHEL në komunë, prej vitit 2007 deri 2008 drejtor i NP ,,Shari". Flet gjuhën maqedonase, frenge dhe serbe. I përdor MS Word, MS Excel, Internet. Në zgjedhjet lokale të vitit 2009 për herë të dytë u zgjodh kryetar i komunës së Bogovinës




Filloi rindërtimi i rrugës në f.Pirok, e cila është një ndër rrugët më të frekuentuara në këtë fshat. E njejta do të rindërtohet dhe asfaltohet nga çezma deri te kufizimi me autostradën Tetovë-Gostivar.










