Mirë se vini në webfaqen oficiale të komunës së Bogovinës Të gjitha informatat rreth aktiviteteve komunale, punës së këshillit, projekteve të ndryshme do të mund ti gjeni në www.komunabogovine.gov.mk OBJEKTI I KOMUNËS
|AKTUALITETE| REAGIM [08.05.2008] Kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet e marrjeve në biseda informative të qytetarëve të Komunës së Bogovinës, nga ana e organeve të MPB-Drejtoria Tetovë gjegjësisht nga Kryeshefi i Policisë së Tetovës.
[02.05.2008] Komuna e Bogovinës reagon ashpër ndaj incidenteve të cilat kanë ndodhur në orët e hershme të ditës së premte. Qëllim i këtij incidenti është që të mbjellin frigë te qytetarët e Bogovinës dhe më gjërë. Jemi thellë të revoltuar ngase këto incidente nuk janë në favor të zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen më 01.06.2008 vit.
[04.04.2008] Reagim ndaj deklarates së Ministrit të Arsimit dhe Shkencës z. Sulejmani Rushiti, i cili me rastin e hapjes "solemne" të objektit të ri të SH.F.Q. "Abdyl Frashëri" - Bogovinë theksoi citoj "Punimet në këtë shkollë kanë filluar në vitin 2000, në vitin 2002 janë ndërprerë deri në vitin 2006"
NJOFTIM Më datë 12.03.2008 (dita e Mërkurë) në Univerzitetin e Tiranës në Shqipëri në Fakulltetin e Mjekësisë - Tiranë, Departamenti i Shëndetit Publik, Kryetari Komunës së Bogovinës zotri Nevzat Elezi e mbrojti dezertacionin dhe fitoi titullin "DOKTOR I SHKENCAVE MJEKSORE"
[18.02.2008] Telegram urimi institucioneve të Kosovës me rastin e shpalljes së Pavarësisë.
[17.02.2008]
Banorët e Komunës së Bogovinës festojnë bashkë me popullin e Kosovës, me rastin e shpalljes së Pavarësisë.
[06.02.2008]
Furnizim Publik me nr.1/2008 e shpallur më 06.02.2008 deri më 27.02.2008. Lënda e furnizimit publik: Ndërtimi i terenit sportiv në vendbanimin Novo Selllo 2.
[17,18,19.01.2008] Vizit e Kryetarit Komunës në Konferencën Evropiane në Strasburg e organizuar nga Këshilli Evropian.
Në Komunën e Bogovinës me rastin e festave të fund vitit u organizua një takim me të punësuarit e administratës komunale me këtë rast Kryetari i Komunës së Bogovinës prezantoi të arriturat e Komunës së Bogovinës gjatë vitit që e lëm pas duke shtuar se administrata komunale edhe në të ardhmen do të angazhohet për të përmisuar jetën e banorëve të kësaj komune.
Administrata komunale e Bogovinës vazhdon me realizimin e premtimeve dhënë qytetarëve për përmisimin e infrastrukturës, e me këtë edhe kushteve të tyre për jetesë. Ditëve të fundit ka përfunduar asfaltimi i disa rrugëve mjaft të rëndësishme për banorët e Komunës së Bogovinës edhe atë gjithësejt 3640 m2.
Në seancën e sotme të Këshillit Komunal të Bogovinës e 29 me rradhë të kësaj përbërje, u shqyrtuan disa çështjë mjaft të rëndësishme për këtë Komunë, siç janë propozim buxheti e kësaj komune dhe realizimin e tij gjatë vitit 2008, mirëmbajtja e rrugëve gjatë sezonit dimëror si dhe çështjet tjera me rëndësi për këtë komunë.
Ndërtimi i trotoareve dhe pjesë të kanalizimit nëpër vendbanimet të Komunes se Bogovinës.
Komuna e Bogovines solidarizohet dhe e perkrahën revoltën dhe protestën e kultivuesve të panxhar sheqerit, për mos grumbullimin e kultivimit të tyre nga Ministria e Bujqësise dhe nga fabrika e sheqerit në Manastir.
Strategjia e qëndrueshme dhe plani aksional i Komunës së Bogovinës.
[10.09.2007] Iftari i organizuar nga Komuna e Bogovinës. Të ftuar të gjithë administrata e Komunës dhe drejtorët e shkollave fillore në nivelin komunal, si dhe mysafir të tjerë.
[29.08.2007] Vizita e zyrtares Katrina Mosser nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara të Amerikës. Takim rreth fazës së dytë të decentralizimit fiskal, prioritet i rëndësishëm për Komunën e Bogovinës.
TENDERET
24.08.2007 deri më 28.09.2007 -Riparimi dhe mbushja e gropave me asfalt në rrugët lokale të Komunës së Bogovinës. -Angazhimi i mekanizmave për mirëmbajtje të rrugëve lokale në Komunën e Bogovinës. 16.08.2007 deri më 13.09.2007 -Ndërtimi i TROTOARIT përgjat rrugës rregjionale P-402 në fshatin KAMJAN, Komuna e Bogovinës. - Ndërtimi i TROTOARIT përgjat rrugës rregjionale P-402 në fshatin BOGOVINË, Komuna e Bogovinës. - Ndërtimi i TROTOARIT në fshatin ZHEROVJAN, Komuna e Bogovinës. - Ndërtimi i RRUGËS në fshatin PALLCISHT I POSHTËM - Komuna e Bogovinës me gjatësi prej 570 m.
[07.07.2007] Vizite Komunës së Bogovinës Ndihmës Sekretari Gjeneral i OKB dhe Ndihmës Administrator i UNDP Ad Melkert.